SIGURIA sjell ofertën më të re, mbrojtje e plotë për familjen, veturën dhe pronën tuaj!

Në një botë ku siguria është thelbësore, “SIGURIA” ju ofron një zgjidhje të plotë për të mbrojtur më të rëndësishmet për ju! Me pakon tonë të re, për vetëm 99EUR në muaj ju mund të ndiheni të qetë duke ditur se familja, vetura dhe prona juaj janë të mbrojtura nga çdo rrezik i papritur.

Për një periudhë të kufizuar, ju mund të përfitoni nga kjo ofertë ekskluzive që garanton mbulueshmëri të lartë dhe kushte të favorshme sigurimi:

 

Sigurimi shëndetësor, me mbulueshmëri deri në 25,000.00€, duke siguruar mbrojtje për shëndetin e gjithë familjes suaj.

Sigurimi KASKO, për veturat me vlerë deri në 25,000.00€, mduke ju mbrojtur nga dëmet e mundshme.

Sigurimi i pronës deri në 150,000.00€, për të garantuar mbrojtjen e shtëpisë dhe pasurisë suaj nga rreziqet e paparashikuara.

 

Me këtë ofertë, ke gjithçka që të duhet për të jetuar pa stres dhe i mbrojtur në çdo situatë. Kjo ofertë është e vlefshme për një periudhë 2-mujore, duke ju dhënë mundësinë të siguroni jetën dhe pasuritë tuaja me kushtet më të mira.

Mos e lini për më vonë – sigurohuni sot me SIGURIA dhe garantoni një të ardhme më të qetë për veten dhe familjen tuaj!

Sigurohu në KS Siguria – dhe fito shpërblime që të çojnë edhe më larg

Tash me KS Siguria nuk je vetëm i sigurt por edhe mund të fitosh shpërblime të ndryshme. Përmes kampanjës së re të KS Siguria, çdo klient që blen sigurim vullnetar ka mundësinë të bëhet pjesë e një loje shpërblyese me dhurata shumë të veçanta.

Duke u bërë pjesë e kësaj kampanje ju jeni pjesë e një përvoje shumë të veçantë të sigurimit. Në kuadër të kampanjës pjesëmarrësit kanë mundësi të fitojnë disa nga shpërblimet më të kërkuara. si:

• 1X iPhone 17
• 1X Orë e mençur
• 1X iPad
• 1X Një fundjavë për çift në Romë
• 10X Gift Card “Shëndeti në udhëtim” nga KS Siguria

Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, pjesëmarrja juaj është shumë e thjeshtë, mjafton të blini Sigurim Vullnetar nga KS Siguria.
Me këtë veprim, përveç sigurimeve tuaja, fitoni edhe mundësinë për të qenë një nga fituesit e shpërblimeve.

Sepse kur je i sigurt, ndonjëherë mund të fitosh edhe më shumë.

Kohëzgjatja: Kampanja fillon sot dhe zgjatë deri më 30 Shtator 2026.

Përzgjedhja e fituesve:

Shpërblimet do të tërhiqen më 15 Tetor 2026, ku në mënyrë të rastësishme do të përzgjidhen klientët që kanë plotësuar kushtet e kampanjës përmes aplikacionit online “Random Picker.” Fituesit do të njoftohen përmes mediave sociale dhe do të kontaktohen nga Qendra e Thirrjeve. Fituesit duhet të konfirmojnë pranimin e çmimit brenda 7 ditëve nga dita e njoftimit.

Ti mund të jesh personi me fat! Blej një Sigurim vullnetar dhe bëhu pjesë e lojës për të fituar shpërblime të vlefshme.