Publikuar më 25 April, 2026
SIGURO VETEN, MBËSHTET NJË BUZËQESHJE

SIGURO VETEN, MBËSHTET NJË BUZËQESHJE

KS Siguria nis fushatën “Merr siguri, dhuro dashuri” në mbështetje të Shoqatës së Autizmit ANAK

KS Siguria ka lansuar një iniciativë të re duke kombinuar kujdesin për klientët me mbështetjen për komunitetin. Përmes fushatës “Merr siguri, dhuro dashuri”, KS – Siguria synon të kontribuojë drejtpërdrejt në mbështetje të personave me autizëm dhe familjeve të tyre.

Në kuadër të kësaj fushate, për çdo sigurim vullnetar të blerë nga klientët e KS Siguria, 10% e shumës së policës do të dhurohet për Shoqatën e Autizmit ANAK.
Kjo nismë vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KS Siguria për përgjegjësi sociale dhe përkrahje të kauzave që kanë ndikim real në shoqëri. Përmes këtij kontributi, synohet të mbështeten aktivitetet dhe shërbimet që ANAK ofron për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.

“Siguria nuk është vetëm për vete – është një ndjenjë që mund të ndajmë edhe me të tjerët,” thuhet në mesazhin e fushatës. Duke zgjedhur një sigurim vullnetar, klientët jo vetëm që sigurojnë veten dhe familjen e tyre, por njëkohësisht bëhen pjesë e një iniciative që sjell mbështetje dhe shpresë për të tjerët.

Fushata “Merr siguri, dhuro dashuri” është e hapur për të gjithë klientët që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë kauzë, duke e kthyer një vendim të përditshëm në një veprim me ndikim më të gjerë shoqëror.

Për çfarëdo paqartësie që mund të keni ju lutem na kontaktoni përmes Qendrës së Thirrjeve në numrat: +038-600-848, +038-220-200 apo [email protected]

Për tu bërë pjesë e kësaj kampanje keni kohë deri më 30 Shtator 2026.

Artikuj të ngjashëm për ty

Shfleto më shumë artikuj që mund të jenë me interes për ty.

Njoftim për klient

19/12/2025

Njoftim për klient

Lexo Më Shumë
Sigurohu në KS Siguria – dhe fito shpërblime që të çojnë edhe më larg

05/11/2024

SIGURIA sjell ofertën më të re, mbrojtje e plotë për familjen, veturën dhe pronën tuaj!

Lexo Më Shumë