Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
– Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin, certifikatën e numrit fiskal.
– Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
– Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
– Për çmimet të cilat nuk e kanë të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet se vlera e TVSH është e përfshirë në çmim.
– Garancioni për produktet e ofruara
– Garantimi i transportit , instalimit /montimit të produkteve ne vend ne te gjitha vendet e parapara me kerkese.
– Mostra përshkrime dhe fotografi te logove te punuara dhe reklamave 3D.
– Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
– Ofertuesi duhet të ketë referenca/ kontrata për punë të ngjashme
– Ks – Siguria ruan të drejtën të kërkoje informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Punimi, furnizimi, instalimi dhe servisimi i reklamave ndriçuese ” duhet të dorëzohen në lokalet e B&A Prishtinë, Hajvali, Kompleksi Diamond Rezidencë
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 09.11.2026 ora 15:00
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Ofertat e dorëzuara pas afatit për dorëzim nuk do të shqyrtohen.
Ks- Siguria mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.
Ks- Siguria mbanë të drejtën e përzgjedhjes dhe porosisë së artikujve ndaras, nga kompani të ndryshme, varësisht nga artikujt dhe çmimet e përzgjedhura.
Palët e interesuara duhet ta kërkojnë dokumentin e tenderit përmes kërkesës me shkrim në e-mail adresën: [email protected]
29/10/2026
FTESË PËR TENDER PËR PLOTËSIMIN E NEVOJAVE PËR FURNIZIM ME MATERIALE TË FUNDVITIT
Lexo Më Shumë
SIGURO VETEN, MBËSHTET NJË BUZËQESHJE
Lexo Më Shumë